• e martë, 05 nëntor 2024

Komisioni për sigurimin e autopërgjegjësisë do të vendos për shtrenjtimin e policës

Komisioni për sigurimin e autopërgjegjësisë do të vendos për shtrenjtimin e policës

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë në seancë duhet ta shqyrtojë Raportin e Byrosë kombëtare të sigurimeve për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimeve të marra për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqatat e sigurimit dhe të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

Komisionin e autopërgjegjësisë, i cili është emëruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit të sigurimit të detyrueshëm në trafik, përbëhet nga anëtarët e Ministrisë së Financave, Byrosë kombëtare të sigurimit dhe Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimit.

Ai është kompetent për përcaktimin e tarifës së primeve të sigurimit të automjeteve për pronarët e automjeteve për përgjegjësin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave të tretë.

Komisioni e përcakton preminë e sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit - i siguruari, dhe që përbëhet nga premia teknike që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit dhe një pjesë e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) që i përcakton vetë shoqëria e sigurimit me vendim të veçantë të Shoqatës së sigurimit.

Me vendimet e ndërmarra për rritjen e çmimit të policës për autopërgjegjësi të obliguar nga ana e kompanive të sigurimit, për 15,44 për qind shtrenjtohet polica që e paguajnë qytetarët gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre me fuqi me mbi 44 kilovatë. Shtrenjtimi është nga 840 e deri 1.600 denarë varësisht nga fuqia e automjetit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR