• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni për sëmundje infektive: Fëmijët me tre doza të vaksinës DiTePer do të mund të shkojnë në çerdhe, por do të duhet ta marrin edhe dozën e katërt

Komisioni për sëmundje infektive: Fëmijët me tre doza të vaksinës DiTePer do të mund të shkojnë në çerdhe, por do të duhet ta marrin edhe dozën e katërt

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Fëmijët që kanë marrë tri doza të vaksinës së kollës së mirë DiTePer mund të shkojnë në çerdhe, por dozën e katërt të vaksinës do të  duhet ta marrin më së shpejti pas gjashtë muajsh, deklaroi kryetari i Komisionit për sëmundje infektive tha sot dr. Aleksandar Petliçkovski.

Dr. Petliçkovski tha se nuk mund të thotë se kur Ministria do t'ua dërgojë njoftimin çerdheve, por mund të pritet sot ose në ditët në vijim.

"Fëmijët që kanë marrë tre vaksina në gjashtë muajt e fundit dhe tani po rivaksinohen, e cila në kalendarin standard është rekomanduar të merret për një vit, tani po e shkurtojmë atë periudhë në gjashtë muaj. Këta fëmijë të cilët e kanë përfunduar serinë primovaksinale në këta gjashtë muaj duhet të lejohen të hyjnë me vërejtje se këtë vaksinë duhet ta marrin sa më shpejt pas gjashtë muajsh nga marrja e dozës së tretë", tha dr. Petliçkovski.

Situata me kollën e mirë, siç tha, në vend nuk është e mirë dhe nuk është stabile dhe ne kemi ardhur në këtë situatë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të shumë qytetarëve shumë vite më parë.

"Kjo shifër prej 50 për qind e fëmijëve të vaksinuar nëpër çerdhe është shkatërruese për shtetin dhe këtu duhet të punohet shumë", thotë dr. Petliçkovski.

Theksoi se vetëm në Shkup janë mbi 170 fëmijë dhe të rritur me kollë të mirë dhe mbi 200 në vend me shpresën se ky numër do të rritet.

"Është e mundur që në javët në vijim të dalim me masa më të rrepta epidemiologjike, gjithçka varet nga zhvillimi i situatës", tha dr. Petliçkovski. 

Ai theksoi se nuk ka ndonjë vërtetim për parandalim të përkohshëm nga vaksinimi, të cilat prindërit i kërkojnë shpesh.

"Ekzistojnë vetëm vërtetime për parandalim të përhershëm nga vaksinimi, ato janë ato vërtetime që lëshohen nga komisioni treanëtarësh i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, por vërtetime të tilla për parandalim të përkohshëm nuk lëshohen dhe nuk janë të vlefshme as nga mjeku i familjes, as nga Klinika, ose nga ndonjë komision tjetër", nënvizoi dr. Petliçkovski.

Kryetarja e Komitetit kombëtar të imunizimit, prof. Dr. Aleksandra Grozdanova tha se Komiteti që në muajin janar zyrtarisht i ka dërguar rekomandim ekipeve të vaksinimit që çdo fëmijë që vjen duhet të rivaksinohet sipas moshës kronologjike që është në 18 muaj, sepse MRP pranohet në 13 muaj, që të përdoret rivaksinimi i DiTePer dhe pranohet së bashku edhe MRP.

"Tashmë ka një letër zyrtare. Të dyja vaksinat mund të merren në të njëjtën ditë dhe tashmë kemi praktikë në ekipet e vaksinimit. Që nga janari e kanë praktikuar këtë në bashkëpunim me prindërit për t'u shpjeguar se nuk ka problem që të dyja vaksinat t'i marrin në të njëjtën ditë", sqaroi dr. Grozdanova.

Sipas protokollit që kanë zhvilluar, shtoi ajo, porosia e vaksinës DiTePer është dy, katër dhe gjashtë muaj, sipas kalendarit të rregullt.

Dr. Petliçkovski, i pyetur se a do të mund të kthehen nga nesër fëmijët që nuk e kanë marrë dozën e parë MRP, është përgjigjur negativisht.

"Ky diskutim nuk i referohet mbulimit me vaksinën MRP. Kjo është vetëm një thirrje. Në zhvillimin nga gjendja epidemiologjike - po", u përgjigj dr. Petliçkovski.

Grozdanova theksoi se jo rastësisht është përcaktuar kalendari i imunizimit. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR