• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni për mbrojtje dhe pengimin e diskriminimit është e mundur që sot ta shqyrtojë pajtueshmërinë eventuale të Qeverisë ndaj konzorciumit "Behtek dhe Enka" për javë më të madhe të punës

Komisioni për mbrojtje dhe pengimin e diskriminimit është e mundur që sot ta shqyrtojë pajtueshmërinë eventuale të Qeverisë ndaj konzorciumit

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Komisioni për mbrojtje dhe pengimin e diskriminimit është e mundur që sot të debatojë për informatën që e kumtoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, se Qeveria në marrëveshje me "Behtel dhe Enka" gjoja është pajtuar ta rrisë javën e punës prej 40 në 60 orë dhe nëse këtë nuk e bën për 45 ditë, do të duhet t'i paguajë penale të mëdha konzorciumit amerikano-turk.

Këtë sot e ka thënë anëtari i Komisionit, Igor Jadrovski, sipas të cilit, nëse Komisioni merr ankesa nga qytetarët, do të vepronte në pajtim me Ligjin për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

"Nuk mund të flas në emër të Komisionit, i cili është trup kolektiv dhe vendimet i merr me shumicë të votave. Atë që mund ta them është se ne gjithsesi do ta hetojmë këtë dhe do të shohim nëse ka hapësirë për ngritjen e procedurës", tha mes tjerash Jadrovski.

Informatën se Qeveria u pajtua për penale të mëdha ndaj "Behtel dhe Enka" nëse nuk sigurohet javë më e madhe e punës, Nikollovski e kumtoi dje. Ai tha se ka pasur qasje në marrëveshjen që Qeveria e ka nënshkruar me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d dhe se këtë ekskluzivisht e thotë publikisht. bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR