• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisioni për falje dha dorëheqje kolektive

Komisioni për falje dha dorëheqje kolektive

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) – Profesori Gordan Kallajxhiev dhe anëtar i Komisionit për falje sonte në profilin e tij në Fejsbuk informoi se anëtarët e Komisionit kanë dhënë dorëheqje kolektive.

“Me këtë e njoftojmë publikun për dorëheqjen tonë kolektive nga pozitat e anëtarëve të Komisionit për falje. Këtë vendim e morëm në përputhje me parimet tona personale dhe profesionale”, qëndron në publikimin në profilin në fejsbuk të nënshkruar nga prof.dr. Metodia Kanevçev, prof.dr. Gordan Kallajxhiev, prof.dr Arlinda Kadri Shahinoviq, dr.Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva, Ajten Shaqiri.

Dorëheqja erdhi si pasojë e reagimeve në publik për faljet nga ana e presidentes Gordana Siljanovska – Davkova. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR