• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni për emërime dhe zgjedhje duhet ta përcaktojë Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

Komisioni për emërime dhe zgjedhje duhet ta përcaktojë Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

Shkup 27, dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërime sot do të mbajë seancë, ku pritet të miratohet Propozim-vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, në bazë të propozimeve të partive politike.

Abdush Demiri, i përkrahur nga koalicioni i opozitës shqiptare, Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili, i përkrahur nga Partia Demokratike Evropiane, kryetar i së cilës është Arianit Hoxha, janë kandidatë për anëtarë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Pas përcaktimit të kandidatit, ai duhet të votohet në seancë të Kuvendit. Anëtari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve zgjedhet me shumicë prej dy të tretave.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur i zbrazët.

Paraprakisht, Komisioni për çështje të Zgjedhor zgjedhjeve dhe emërimeve, përcaktoi listë me pesë kandidatë për anëtarë të KSHZ-së: Berat Dauti, jurist i diplomuar nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër për paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adili, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Samir Rakipi, jurist i diplomuar nga Tetova. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR