• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni anketues vazhdon me punë për skandalin me Klinikën e onkologjisë

Komisioni anketues vazhdon me punë për skandalin me Klinikën e onkologjisë

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Komisoni anketues parlamentar për skandalin në ISHP Klinikën Universitare për radiologji dhe onkologji në seancën e sotme vazhdon t'i rishikojë aktet dhe dokumentet e Klinikës.

Në fillim, anëtarët e LSDM-së kërkuan të kërkojë falje deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski për pretendimet e bëra se Qeveria me vendim shkatërron materialin dëshmues në lidhje me Klinikën. Ata theksuan se në fakt bëhet fjalë për dokumente për pajisje të vjetërsuara mjekësore dhe pajisje zyre me vlerë prej 0 denarë. 

Milloshoski kërkoi falje, por ka theksuar se mosbesimi në punën e Qeverisë ka qenë i arsyeshëm.

Kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi tha se sipas Rregullores, çdo gjë e shprehur është jashtë saj, por lejon shprehjen e të gjitha palëve në mbështetje të zbulimit të së vërtetës.

Ajo informoi se në Klinikë nga viti 2018 nuk ka pasur kolegium profesional, i cili sipas ligjit ka pasur detyrim t'i propozonte drejtorit blerjen e ilaçeve dhe materialeve tjera harxhuese për kryerjen e veprimtarisë së institucionit. 

Mizrahi theksoi se nuk janë respekuar kornizat tjera ligjore. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR