• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni anketues për rastin Onkologjia do të shqyrtojë dokumentacionin

Komisioni anketues për rastin Onkologjia do të shqyrtojë dokumentacionin

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot vazhdon me punë Komisioni anektues për skandalin në ISHP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Sipas rregullores, anëtarët e Komisionit kishin 30 ditë për të hetuar dëshimitarët, ndërsa tani fillojnë 30 ditët e parapara për shqyrtimin e dokumentacionit. 

Do të diskutohet për stenogramët dhe deklaratat, dokumentacionin, materialin arkivor i dorëzuar nga Klinika, Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe nga Agjencia për Ilaçe dhe pajisje medicinale "Malmed", deklaroi për MIA-n, Rashella Mizrahi, kryetare e Komisionit anketues. 

Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni duhet të sjellë konkluzione formale. 

Mbetet, siç tha Mizrahi, kërkesa për vazhdimin e afatit të punës së Komisionit për shkak të thellimit të hetimit. 

Para Komisionit anektues dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri i tanishëm Fatmir Mexhiti, ish-drejtorët dhe drejtorët e tanishëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor - Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnarzhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja e aktuale e Shëndetësisë, Maja Manoleva, ish-zëvendësministrat e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe Vladimir Rendevski, Eftim Naskov, kryerevizor i brendshëm në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, ish-drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Simonida Crvenkovska, u.d. drejtoresha mjekësore e Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, Violeta Klisarova, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë.

Komisioni anketues në Kuvend ishte formuar pas publikimit të skandalit për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikën e Onkologjisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR