• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni anketues për Onkologjinë po shqyrton dokumentacionin e dëshmitarëve, për Milloshoskin përgjegjësia është te ish ministri Filipçe

Komisioni anketues për Onkologjinë po shqyrton dokumentacionin e dëshmitarëve, për Milloshoskin përgjegjësia është te ish ministri Filipçe

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Nën tensione ka filluar seanca e Komisionit anketues parlamentar për zhvillimet në Onkologji, në të cilën deputetët kanë nisur mandatin e ri 30 ditorë në të cilin duhet të analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve që u dëgjuan në 30 ditët e kaluara.

Kanë polemizuar deputetët e pushtetit dhe opozitës të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme se cila është detyra e tyre gjatë kësaj periudhe shtesë në të cilën shqyrtojnë dokumentacionin, pas fjalimit të deputetit Antonio Milloshoski i cili tha se "përgjegjësinë primare politike" për keqpërdorime në Onkologji e bart ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Milloshoski ka parë dëshmi kontradiktore, sepse Filipçe në një deklaratë të 17 tetorit ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për mosekzistimin e protokolleve dhe këshillit të ekspertëve të Onkologjisë dhe se ish drejtori i klinikës, Nino Vasev siç tha ai "ka demantuar deklaratat e Filipçes", sepse në dëshminë e tij ka thënë se dërguar raporte në zyrën e ministrit të Shëndetësisë. 

"Nga këto qëndrime kam konstatimin- ose për mos ofrimin e së vërtetës nga Venko Filipçe se nuk ka qenë i njoftuar për situatën në Onkologji, ose ka qenë në dijeni, por nuk ka dashur ta thotë", tha Milloshoski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se ish ministri nuk ka vepruar sipas nenit 295 paragrafi 1 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore, sipas së cilës, ministri i Shëndetësisë mbikëqyr punën e institucioneve shëndetësore.  

Deputeti Nenad Kociç nga LSDM tha se puna e Komisionit hetues po politizohet dhe se Milloshoski  siç tha ka sjell "konkludim personal" dhe se anëtarët e komisionit duhet të shqyrtojnë materialet që kanë mbledhur dhe së bashku të përcaktojnë konkluzionet që do t'i paraqesin Kuvendit. 

Sipas Arben Ziberit nga BDI, është e kotë të analizohet se kush çfarë ka thënë në marrjen në pyetje dhe për ta bërë këtë komisionit do i duhet një vit dhe në këtë mënyrë “hyhet në një debat politik”  dhe siç tha, "nuk kanë mandat për këtë".

"Në këtë mënyrë do të degradohet e gjithë puna e komisionit dhe qëllimi për të cilën është formuar. Dëgjuam dëshmitarë dhe duhet të dalim me konkluza, dhe jo të debatojmë se çfarë thanë dhe a e kanë treguar të vërtetën apo jo", ka thënë Ziberi. 

Pas polemikave se çfarë detyrimi ka komisioni, pas mbledhjes së materialeve nga seanca e dëgjimit, deputetët anëtarë të Komisionit hetues kanë shkuar në pauzë për tu koordinuar. si/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR