• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kocevski-Gir: Mbetet sfidë digjitalizimi dhe sistemi i ri i menaxhimit të rasteve

Kocevski-Gir: Mbetet sfidë digjitalizimi dhe sistemi i ri i menaxhimit të rasteve

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Vërejtjet nga raporti i fundit i Komisionit Evropian dhe aktivitetet tashmë të ndërmarra nga Prokuroria Publike për zbatimin e rekomandimeve të dhëna ishin në fokus të takimit të sotëm mes prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, ambasadorit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në vend.

Siç informojnë nga Prokuoria Publike, në takim prokurori Kocevski e ka prezantuar gjendjen aktuale në PP dhe prioritetet nga programi për mandatin gjashtëvjeçar të tij.

"Pastaj, Kocevski e ka njoftuar Girin me progresin e funksionimit të qendrave hetimore, veçanërisht në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, forcimin e kapaciteteve të prokurorisë për kryerjen e hetimeve financiare, bashkëpunimin e vendosur të vazhdueshëm me Entin shtetëror për revizion, si dhe bashkëpunimin me Eurodrejtësinë dhe me Prokurorinë Publike Evropiane", thuhet në kumtesën e PP.

Prokurori theksoi se sfida mbetet tek digjitalizimi dhe sistemi i ri i menaxhimit të lëndëve, mundësitë për të cilat tashmë po shqyrtohen përmes projektit “BE-Sundimi i ligjit”.

Euroambasadori Gir e ka theksuar si hap pozitiv dhe praktik që duhet ndjekur faktin që Kocevski para deputetëve e prezantoi programin e tij për aktivitetet që synon t'i analizojë gjatë mandatit të tij si prokuror publik i shtetit.

Ai shprehu mirëkuptimin e tij për vështirësitë e mungesës së burimeve financiare dhe të personelit me të cilat përballet prokuroria dhe e theksoi Raportin e KE-së, me vërejtje se Unioni do të vazhdojë të insistojë në sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për funksionimin normal të Prokurorisë Publike.

Kocevski dhe Gir në takim diskutuan dhe për efektet nga ndryshimet e fundit të Kodit Penal, të cilët kanë shkaktuar vjetërsim të disa lëndëve. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR