• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kocevski: Veprohet sipas lëndës për kallëzim penal për lëshimin e dokumenteve personale

Kocevski: Veprohet sipas lëndës për kallëzim penal për lëshimin e dokumenteve personale

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria Publike ka formuar  lëndë në të cilin janë bashkuar tre kallëzime penale në lidhje me lëshimin e dokumenteve personale,  për të po veprohet në mënyrë profesionale, dhe nëse ka apo nuk ka vepër penale, Prokuroria Publike do të marrë vendim përkatës, deklaroi prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski.

Në intervistën për "Sloboden Peçat", Kocevski thotë se një kallëzim është dorëzuar pak më herët nga një qytetar, ndërsa dy të tjerat janë të para disa ditëve nga partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre.

"Për ta po kryhet një procedurë e vetme. Në këtë fazë të procedurës, as unë,  as ndonjë prokuror tjetër nuk kemi mundur të japim shumë të dhëna. Po trajtohet profesionalisht, kontrollohen të gjitha provat dhe nëse ka apo nuk ka vepër penale, besoni se PP-ja do të marrë një vendim përkatës të prokurorit publik në bazë të provave me të cilat disponon", thotë ai.

Shton se lënda është evidentuar, i është caktuar prokurorit publik dhe po merren  veprime të caktuara procedurale. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR