• e premte, 05 dhjetor 2025

Kocevski: Rastin për zjarrin në "Puls" do ta përfaqësojnë 15 prokurorë

Kocevski: Rastin për zjarrin në

Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Hetimi për pjesëtarët e policisë, në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ishte paraparë të përfundoj deri në fund të shtatorit të këtij viti, megjithatë ka pasur rrethana objektive rreth marrjes në pyetje të dëshmitarëve të caktuar, ku me siguri në fillim të muajit të ardhshëm do të merret vendimi i prokurorit publik, deklaroi prokurori publik republikan, Lupço Kocevski, i pyetur për ecurinë e hetimeve të tjera dhe hetimeve paraprake për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan. 

Lidhur me hetimin paraprak të nënpunësve të DAP-it, Kocevski tha, se po zhvillohet një procedurë hetimore paraprake në PTHP Koçan dhe prokurori publik kompetent ka dhënë udhëzime dhe urdhëresa të caktuara që organet kompetente të ndërmarrin veprime të caktuara procedurale. 

Државниот јавен обвинител Љупчо Коцевски соопшти дека во врска со несреќата во ноќниот клуб „Пулс“ во Кочани во која животот го загубија 59 лица се работи на итно процесуирање на 14 осомничен

Procesi gjyqësor për rastin me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan fillon javën e ardhshme dhe, siç tha Kocevski, PP-ja është e përgatitur dhe tashmë është rënë dakord për mënyrën se si prokurorët do të përfaqësojnë rastin, duke shprehur bindjen se nga ana e prokurorisë nuk do të ketë asnjë problem sa i përket gjykimit.  

"Në sallën e gjyqit aktakuzën do ta përfaqësojnë të njëjtët prokurorë që kanë qenë deri më tani, megjithatë duhet të theksoj se dje patëm një takim dhe, me siguri, do të angazhojmë edhe disa prokurorë të tjerë, duke pasur parasysh që të mos vështirësohet apo pengohet puna e prokurorëve të tjerë që kanë raste të tjera, që do të thotë se ndoshta jo gjithmonë do të jenë të pranishëm të gjithë prokurorët, megjithatë gjithmonë do të ketë prokurorë në mënyrë që procesi të mos zvarritet apo të mos shtyhet, për të mos thënë, për faj të prokurorisë", deklaroi Kocevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publik. 

Numri i prokurorëve që do të merren me lëndën, siç sqaroi Kocevski, së bashku me të angazhuarit shtesë mund të jetë 15 prokuror publik. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR