• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kocevski: Do të vazhdoj të punoj në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit, nëse eventualisht kam gabuar kushtet për shkarkimin tim i përmban Ligji

Kocevski: Do të vazhdoj të punoj në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit, nëse eventualisht kam gabuar kushtet për shkarkimin tim i përmban Ligji

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) – Prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve Publikë lidhur me vërejtjet për punën e sistemit gjyqësor dhe konkretisht të Prokurorisë, si dhe nëse pret zëvendësimin e tij theksoi se ai do të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit, ndërsa nëse eventualisht ka bërë gabim, kushtet për shkarkimin e tij janë në bazë të Ligjit për prokurorinë publike. 

“Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur edhe më parë. Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrën më profesionale, ligjore dhe të ndershme dhe gjithçka që është në kompetencën time, që do të thotë se nuk mund të komentoj deklaratat e tjera politike. Nëse ndoshta kam bërë gabim, kushtet janë në përputhje me Ligjin për prokurorinë publike për shkarkimin eventual të prokurorit publik”, u përgjigj Kocevski pyetjes se a pret të zëvendësohet, duke pasur parasysh deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se e kanë shumicën e nevojshme, por edhe që u jep të gjithëve mundësi për të dëshmuar se po bëjnë punën e tyre.

Kocevski sot foli edhe për kritikat për punën e sistemit gjyqësor, dërguar nga kryeministri, i cili para dy ditëve deklaroi se gjithnjë kur duhet të zbatohet drejtësia, dikush është me diarre, temperaturë ose ankth dhe paralajmëroi “aksion të fuqishëm” për përballje me prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. 

Prokurori shtetëror tha se kjo ka të bëjë me një rast prej para njëzetë ditëve, kur, sipas asaj të cilin e kishin bërë të ditur atëherë prokurorët bëhej fjalë për virus, gjegjësisht problem shëndetësor. Tha se prokurori i rastit ka pasur virus dhe nuk ka mundur të vijë në takimin e caktuar, i njëjti është shtyrë për tre deri pesë ditë, ndërsa pastaj ka marrë pjesë dhe prej atëherë e deri më sot janë mbajtur disa takime me shërbimet kompetente nga policia për koordinim eventual të lëndëve të caktuara. 

Ai nuk deshi të tregojë se për cilin rast bëhet fjalë, por tha se bëhet fjalë për rast në kompetencë të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup. Në pyetjen se për cilin prokuror bëhet fjalë tha: “bëhet fjalë për prokurorin që punonte konkretisht në këtë rast dhe ende është me rastin dhe ka koordinim me policinë disa herë prej atëherë e deri më sot”. 

Kocevski deklaroi se Prokuroria do të ndërmarrë gjithçka që duhet, kur te ai do të vijnë raste të përpunuara dhe përkujtoi deklaratën e ministrit Pançe Toshkovski se do të kontrollohen 500 ish funksionarë dhe funksionarë aktualë për të cilët ekzistojnë indikacione se kanë dorëzuar certifikata të falsifikuara për gjuhën angleze. 

Lidhur me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues në Akademinë e Gjykatësve, nëse procesi mund të përshpejtohet dhe nëse sipas tij zgjedhja e drejtorit është statutar, tha se prej sot Akademia ka Këshill të ri Drejtues dhe ai aty ka nominuar prokuror publik në bazë të Ligjit për prokurorinë publike. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR