• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kocevska: Nuk ka nevojë për miratim të Ligjit për amnisti, duhet zbatim më i madh i pushimit me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse

Kocevska: Nuk ka nevojë për miratim të Ligjit për amnisti, duhet zbatim më i madh i pushimit me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Nuk ka nevojë për miratim të Ligjit për amnisti me një qëllim të vetëm që të ulet mbingarkesa në burgje, por nevojitet zbatim më i madh i pushimit me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse. Të gjithë këtë si zgjidhje ligjore e kemi dhe duhet të zbatohet më shpesh, deklaroi gjykatësja në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Biljana Kocevska para fillimit të punëtorisë "Sfidat për tejkalimin e mbingarkesës në burgje”.

Gjykatësit, Sipas Kocevskës, duhet të inkurajohen që të shqiptojnë pushime më të mëdha me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, si dhe zbatim të mbikëqyrjes elektronike për shkak se, siç theksoi, disa ligje për amnisti të cilat ishin miratuar deri më tani nuk e arritën qëllimin dhe ndoshta vetëm për momentin ulet mbingarkesa në burgje, por për një kohë shumë të shkurtë përsëri ka mbingarkesë në burgje. 

“Mendoj se gjykatësit duhet të inkurajohen realisht të japin lirime më të mëdha në drejtim të arritjes së qëllimit jo vetëm të uljes së mbingarkesës, por edhe të arritjes së qëllimit të dënimit, uljes së recidivizmit, dhe kjo do të reduktojë automatikisht numrin e të burgosurve, gjegjësisht mbingarkesë”, theksoi Kocevska.

Aq sa jam përkrahëse e shqiptimit të masës alternative me dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, Kocevska theksoi se në të njëjtën kohë është përkrahëse e madhe si anëtare e Këshillit Penal për heqjen e dënimit me kusht në rast se të dënuarit nuk përmbushin detyrimet e tyre.

“Mund të them se tashmë kemi edhe disa dënime me kusht të revokuara për faktin se të dënuarit nuk i kanë përmbushur detyrimet që u janë caktuar me dënimin me kusht, gjegjësisht me mbikëqyrjen mbrojtëse dhe në këtë mënyrë vetëm do të mund të kontribuojnë edhe më shumë në ndryshimin e imazhit se të dënuarit me kusht kanë mbetur të pandëshkuar”, theksoi Kocevska.

Sipas Kocevskës, Në Gjykatën Themelore Penale shqiptohen shumë dënime me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, duke theksuar se kanë bashkëpunim shumë të mirë me shërbimin e provës në kuadër të Gjykatës Penale. 

“Jemi në komunikim të përditshëm me ta dhe më besoni përfitimet e zbatimit të këtij instituti janë vërtet të mëdha, sepse përpara se të caktoj gjykimin kërkoj vlerësimin e rrezikut nga zyra e provës, më japin një raport të detajuar dhe marr një pasqyrë të plotë të strukturës së personalitetit të të akuzuarit me propozime për detyrime që mund të imponohen, të cilat natyrisht nuk jam e detyruar, mund të jenë ata, mund të jenë ata dhe dikush tjetër, dhe pas përfundimit të aktgjykimeve marrim raporte të rregullta nga zyra e provës se si po shkon mbikëqyrja, pra realizimi i detyrimeve”, deklaroi Kocevska.

Shkatërruese, thotë Kocevska, është që numri i dënimeve të shqiptuara me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse në gjykatat e tjera nëse nuk është në zero, është një për qind. 

Ligji i provës, theksoi Kocevska, që të mundet të shqiptohet ka lidhje me masën alternative dënim me kusht, kështu që dënim me kusht mund të shqiptohet dënimi më i lartë i shqiptuar me burg prej dy vjet i cili nuk do të kryhet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën ndonjë vepër penale. 

“Dënimi i përcaktuar me burg prej dy vjetësh mund të shqiptohet në rastet e dispozitave të nenit 40 dhe 41 të Kodit Penal për zbutjen e dënimit. Për shembull, nëse kemi dënim me kusht prej së paku katër vjet, mund ta zvogëlojmë deri në dy vjet, dhe në një rast të tillë mund të shqiptojmë dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse”, deklaroi Kocevska.

Irena Zdravkova nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, të cilët janë organizatorë të punëtorisë së sotme, theksoi se si shoqatë angazhohen për shërbimin e provës dhe se sipas tyre ajo është e ardhmja përmes të cilës fillimisht do të ulet edhe recidivizmi dhe gjithsesi do të ulet edhe mbingarkesa. 

“Fakti është se shkalla e recidivizmit është ende e lartë, çdo i dyti që është në burg është në fakt i kthyer dhe për këtë duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja e punës së përbashkët, është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në të cilin do të përfshihen gjykatësit. Është mirë që kemi përkrahje edhe nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ministria e Drejtësisë, por sigurisht edhe nga bashkësitë lokale, nga sektori joqeveritar dhe shërbimet sociale – institucionet, sepse ky është një proces gjithëpërfshirës në të cilin të gjithë duhet sipas kompetencave të tyre, të ndihmojnë që personat të mos kthehen sërish në burg”, deklaroi Zdravkova.

Nëse angazhohemi për më shumë dënime me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, sipas Zdravkovës, kjo nënkupton se do të kemi më shumë njerëz, zyra të provës të cilat do ta ndjekin sjelljen e personave të cilët janë lëshuar dhe gjatë kësaj do të mund të japin raport – njoftim në gjykatë që nëse nuk ndiqen masat ata përsëri të kthehen në burg. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR