• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni VLEN: Përpjekje të dëshpëruara të BDI-së

Koalicioni VLEN: Përpjekje të dëshpëruara të BDI-së

Shkup, 19 mars 2024

Përpjekja e BDI-së për të paraqitur ndonjë lloj grumbullimi të koalicionit në të ashtuquajturin Fronti Evropian është patetike.

Së pari, i nxorën shërbëtorët e tyre në opozitë, më pas u bënë parti dhe tani kanë rënë në atë gjendje që nga mosinteresimi t'i paraqesin si partnerin e tyre të denjë të koalicionit. I përçanë saqë tani po i mbledhin të dëshpëruar. Po mos të ishte qesharake, do të ishte tragjike. Sa u përket konstruksioneve të tyre bajate, mos t'u mbetemi borxh.

"Gjuetarëve të rusëve" të vetemëruar u urdhërojmë t'i shikojnë radhët e tyre. Bizneset e kazinove të nëntokësore serbe, lidhjet e biznesit rus me Daka Davidoviqin, striptiz Soravia, planet e Budapestit për të kthyer Nikolla Gruevskin, funksionarët në listën e zezë të SHBA-së dhe nikoqirë të Sergej Llavrovit, janë shenjë mbrojtëse e kësaj kryesie të frikësuar të BDI-së.

Do të jetë mjaft interesante të shihet “besimtari i madh” Skender Rexhepi duke i mbrojtur këto marrëveshje të pamoralshme dhe korruptive të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Po afrohet 24 prilli dhe së shpejti do të vijë edhe 8 maji, kur BDI-ja dhe anëtarët e tyre do të përballen me realitetin.

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR