• e premte, 22 nëntor 2024

Koalicioni VLEN: Nëse Ahmeti me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të deponojë garancë me shkrim se kur të humbë do të largohet nga politika

Koalicioni VLEN: Nëse Ahmeti me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të deponojë garancë me shkrim se kur të humbë do të largohet nga politika

Shkup, 3 nëntor 2024

Edhe një vërtetim se bizneset e dyshimta kanë ndikim serioz ndaj politikave të BDI-së. Prandaj, blofet e Ahmetit nuk duhet kuptuar seriozisht.

Koalicioni VLEN e porositë Ahmetin, në vend se t'i inkurajojë ish-funksionarët me kërkesa të rrejshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet, le të përkushtohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore.

Megjithatë, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të deponojë garancë me shkrim se kur t'i humbë zgjedhjet do të largohet nga politika, në mënyrë që të mos shpenzojmë para të popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës të parandalojnë shpërbërjen e të ashtuquajturit front të tyre.

Koalicioni VLEN

Foto: МIА arkivi

__________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë in tegrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR