Koalicioni "Vlen": BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më
- KUMTESË
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:23, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025
BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme!
Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm atyre që po luftojnë për t’u kthyer me çdo kusht në pushtet!
Asnjë mashtrim nuk e fsheh dot realitetin! Shqiptarët kanë vendosur: BDI shkon në histori! Nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre!
Koalicioni "Vlen"
___________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.