Klubet e Premier Ligës shpenzuan 3,5 miliardë euro në afatin kalimtar veror
- Klubet e Premier Ligës angleze shpenzuan rreth 3,5 miliardë euro në afatin kalimtar veror në vitin 2025, që është një shifër rekord, publikon Bi-Bi-Si.
Londër, 2 shtator 2025 (MIA) - Klubet e Premier Ligës angleze shpenzuan rreth 3,5 miliardë euro në afatin kalimtar veror në vitin 2025, që është një shifër rekord, publikon Bi-Bi-Si.
Për krahasim, në verën e vitit 2024, shpenzimet për transfere arritën rreth 2,2 miliardë euro.
Në të njëjtën kohë, klubet angleze shpenzuan më shumë në vitin 2025 sesa klubet në Bundesligë (Gjermani), La Liga (Spanjë), Liga 1 (Francë) dhe Seria A (Itali) së bashku.
Më së shumti para kushtoi transferi i Aleksandar Isakut nga Njukasëll në Liverpull. Për të "të kuqtë" paguan 144 milionë euro. ls/
Foto: EPA