Klube nga Arabia Saudite deri në vitin 2030 do të harxhojnë 20 miliardë euro për transfere
- Qeveria saudite u ka siguruar klubeve lokale rreth 20 miliardë euro për transfere të futbollistëve deri në vitin 2030, publikoi gazetari Ven Xhejkobs.

Riad, 25 korrik 2023 (MIA) - Qeveria saudite u ka siguruar klubeve lokale rreth 20 miliardë euro për transfere të futbollistëve deri në vitin 2030, publikoi gazetari Ven Xhejkobs.
Dje u mësua se Al-Hilal u ka ofruar PSZH-së që ta blejë sulmuesin Kilian Mbape për 300 milionë euro. Kontrata e francezit do të përfshijë pagë prej 700 milionë euro në vit.
U publikua se parizienët e kanë pranuar ofertën.
Sipas Xhejkobs, financimi shtetëror për transfere është siguruar nga Ministria e Transportit e Arabisë Saudite. mb/
Foto: EPA