• e hënë, 13 maj 2024

Klop pas humbjes nga Evertoni: Lufta për titullin për momentin nuk është në duart tona

Klop pas humbjes nga Evertoni: Lufta për titullin për momentin nuk është në duart tona

Liverpull, 25 prill 2024 (MIA) - Menaxheri i Liverpullit, Jirgen Klop e komentoi humbjen e ekipit të tij me rezultat prej 0:2 mbrëmë në derbin e qytetit kundër Evertonit.

"Nuk e di si ta komentoj rezultatin e ndeshjes, vetëm mund t'u kërkoj falje tifozëve sot. Duhej të përballeshim më mirë, por nuk e bëmë. Për fat të keq, Arsenali dhe Mançester Siti do të duhet të kenë ditë shumë të këqija për ta fituar titullin. E dini, shikova vetëm pesë minuta të ndeshjes së djeshme kundër Arsenalit dhe mendova "Mirë, mjaft e kam".... E vërteta është se lufta për titullin për momentin nuk është në duart tona, e vetmja që mund të bëjmë është t'i fitojmë të gjitha ndeshjet", deklaroi Klop.

Për momentin ekipi është në vend të dytë në kampionatin anglez, ndërsa në rast të fitores së mundshme të kampionit Mançester Siti kundër ekipit të Brajtonit sonte, "mbretërit" do të kalojnë në pozitën e tretë. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR