• e premte, 05 korrik 2024

Klop, gazetarit: Pyetja juaj është paksa absurde

Klop, gazetarit: Pyetja juaj është paksa absurde

Mançester, 18 mars 2024 (MIA) – Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop e ka konsideruar “si paska absurde” pyetjen e gazetarit pas eliminimit të skuadrës së tij (3:4) nga Mançester Junajtedi në çerekfinalen e FA Kupës.

Gjermani pas përfundimit të ndeshjes në "Old Traford" ka debatuar me gazetarin i cili ia bëri këtë pyetje: “Zakonisht intensiteti është emri tjetër i lojës suaj, pse u bë kaq e vështirë koha shtesë e ndeshjes?”.

Kjo vijoi me një ofendim nga ana e Klopit.

"Pyetje paksa absurde, patjetër ta them. Nuk e di sa ndeshje kemi luajtur së fundmi. Nuk e di saktësisht sa ndeshje ka luajtur Junajtedi. Ky është sport. Unë jam shumë i zhgënjyer nga kjo pyetje, por ju padyshim menduat se ishte e mirë", tha Klop.

Gazetari ka vazhduar me pyetje tjetër - konstatimi: "Pra, Liverpuli ka shumë ndeshje?"

Drejtuesi i Liverpulit ka shfaqur edhe një herë nervozizmin e tij.

"Eh tani, padyshim që nuk je në formën më të mirë dhe nuk kam nerva për ty", ka thënë Klopi duke u larguar.

Pas përfundimit të sezonit, Klop ka paralajmëruar largimin nga Liverpuli.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR