• e hënë, 23 dhjetor 2024

Klisarovska: Një infermiere e kapur në tentativë për të vjedhur nga Onkologjia u pushua nga puna më 23 maj

Klisarovska: Një infermiere e kapur në tentativë për të vjedhur nga Onkologjia u pushua nga puna më 23 maj

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Një infermiere e kapur në tentativë të përsëritur për të vjedhur nga Onkologjia është pushuar menjëherë nga puna dhe nuk është futur më në institucion, tha drejtoresha mjekësore e Klinikës Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, Violeta Klisarovska, duke sqaruar se ajo ishte infermiere në spitalin ditor dhe nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me përgatitjen e barnave.

Klisarovska gjithashtu apeloi deri te organet kompetente që sa më shpejt të zbulohen fajtorët dhe t'i emërtojnë ata, në mënyrë që siç tha ajo, të hidhet poshtë e ashtuquajtura fajësi kolektive që tash varet mbi gjithë institucionin, gjegjësisht mbi gjithë ekipin mjekësor që shkatërron besimin pacient-mjek.

"Më 28 shkurt, personi mjekësor ka guxuar sërish të bëjë vjedhje, me prova është larguar menjëherë nga institucioni ynë, jo nga ne, nga institucionet kompetente. Pas kësaj, ajo nuk hyri më në institucionin tonë. Më 6 mars, disa ditë më vonë, ajo mori një letër me shkrim nga ne për ta pushuar nga puna dhe për shkak të procedurave administrative që duhej të ndiqnim në lidhje me policinë, duhej të respektonim edhe të gjitha pjesët e tjera administrative për ngritjen dhe fillimin e procedimit disiplinor, më 23 maj 2023 është dërguar edhe vendimi i largimit nga puna. Pa dyshim. Pra, ajo infermiere është kapur në tentativë të përsëritur dhe menjëherë është larguar nga klinika jonë me vendim për largim nga puna", ka sqaruar Klisarovska.

Pyetjes së një gazetari se çfarë kompetencash kishte infermierja e pushuar nga puna, drejtoresha iu përgjigj se ajo ishte infermiere në spitalin ditor dhe nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me përgatitjen e ilaçeve.

"Pikërisht për këtë, një nga masat e sigurisë është numri tashmë i kufizuar i infermiereve. Ajo hyrje është tashmë rreptësisht e kufizuar, jo e hapur për infermieret e spitalit ditor. Dihet se kush vjen në kontakt me ilaçin e patretur, i tillë do të ishte me interes sipas supozimit. Ilaçi i tretur është më tej përtej qëllimit të këtij diskutimi. Për këtë arsye ju falënderoj për pyetjen, dhe kjo është një nga masat e sigurisë që mora sepse mendova se nuk kishte nevojë që ato infermiere që nuk janë përfshirë në procesin e përgatitjes të lëviznin në atë pjesë, që një pjesë është e siguruar", theksoi Klisarovska.

Ajo u ka bërë apel organeve kompetente që të marrin vendimin sa më shpejt, nëse ka fajtorë për keqpërdorimin me barnat, të emërtohen.

"Pse po e theksoj këtë? Për Klinikën tonë kjo është e paçmueshme, me rëndësi të madhe. Pse? Të hedhim poshtë të ashtuquajturën fajësi kolektive që tani varet mbi gjithë institucionin tonë, pra mbi të gjithë ekipin mjekësor që thyen besimin pacient-mjek që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e pacientëve tanë", shpjegoi ajo.

E pyetur se pse pacientët presin pesë orë për të hyrë në terapi, ajo informoi se një analizë statistikore është bërë që nga viti 2017.

"Institucioni ynë është i vetmi institucion publik shëndetësor që mban barrën. Këtu do të them se fatkeqësisht pikërisht për shkak të atij numri të madh të pacientëve, ai mban të gjithë barrën e kujdesit shëndetësor për pacientë të tillë. Dua dhe vlen të përmendet radioterapia, jo më pak një modalitet i terapisë bazë në klinikën tonë, dhe sigurisht pjesa onkologjike. Është vërejtur se nga viti 2017 e në vazhdim kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve në institucionin tonë dhe këtë vit do të thyejmë rekordin e mbi 5000 pacientëve të rinj, tendenca është kështu, për pacientë të rinj në vit, pra ekzaminime totale, për shkak se pacientët e mëparshëm vijnë për kontroll, kryhen gjithsej rreth 90 mijë e më shumë kontrolle në vit. Këto janë shifra transparente statistikore me të cilat mund t'ju siguroj në mënyrë transparente me prova. Ky eshte problemi. Tashmë kemi problem sa i përket personelit, hapësirës dhe financave, me një sasi të mjaftueshme barnash, për shkak të kësaj rritjeje konstante, fatkeqësisht, të numrit të pacientëve. Sigurisht, incidenca ka një ndikim të madh këtu, por edhe prevalenca. Si mjeke, jam e lumtur të them se ky ilaç inovativ, ato barna të reja që kemi rreth 30 të tilla, u mundësojnë pacientëve të jetojnë më gjatë dhe ne jemi krenarë për këtë, por ajo incidencë, prevalencë e rrit ndjeshëm kuantitetin në punën tonë nga dita në ditë" u përgjigj Klisarovska.

Ajo shtoi se duhet të funksionojnë me të njëjtin staf me të cilin kanë punuar në vitin 2017, kur në klinikë kishin dy herë më pak pacientë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR