Klimenko: Dy policë ukrainas u vranë gjatë granatimit rus
- - Dy policë ukrainas u vranë, ndërsa katër u plagosën gjatë granatimit rus në rajonin verior Sumi, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Igor Klimenko.
- Post By Fitore Curri
- 18:45, 27 shkurt, 2024

Kiev, 27 shkurt 2024 (MIA) - Dy policë ukrainas u vranë, ndërsa katër u plagosën gjatë granatimit rus në rajonin verior Sumi, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Igor Klimenko.
Në një publikim në rrjetin social Telegram, ai shkroi se një ekip hetuesish ishte sulmuar derisa e hetonte dëmin e shkaktuar nga sulmi paraprak rus.
"Trupat e dy policëve ishin nxjerë nga nën rrënojat", tha Klimenko. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s