Kliçko: Dhjetë të plagosur në një sulm rus me raketa ndaj Kievit
- - Dhjetë persona janë plagosur në sulmin e djeshëm rus me raketa ndaj Kievit, njoftoi kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko.
- Post By Fitore Curri
- 08:02, 21 mars, 2024
Kiev, 21 mars 2024 (MIA) - Dhjetë persona janë plagosur në sulmin e djeshëm rus me raketa ndaj Kievit, njoftoi kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko.
Ai në aplikacionin Telegram shkroi se janë shkaktuar dëme të ndërtesave, se në rajonin Podollsk mbetje të raketave kanë rënë mbi disa firma, ndërsa në lagjen Shevçenko po digjet një banesë në një ndërtesë banimi.
Administrata ushtarake në Kiev njoftoi se në zonën Svjatoshinski janë thyer xhama të ndërtesës, ndërsa si pasojë e sulmit ka shpërtyher një zjarr në një kopsht në lagjen Shevçenko.
Sipas informacioneve fillestare, janë djegur edhe automobilë.
"Në zonën Podollsk, si rezultat i rënies së mbetjeve të raketave, ka shpërthyer një zjarr në stacionin transformator dhe në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar", informoi Kliçko.
Forcat ruse kanë lansuar raketa nga bombardues strategjikë Tu-95 gjatë sulmit, ndërsa në Kiev dhe zonat përreth janë dëgjuar shpërthime të fuqishme. fc/
Fotografia: Arkivi