Klekovski: Janë pranuar për mjekim mbi 140 të lënduar në diskotekën në Koçan, 44 janë transferuar në spitale jashtë vendit
- Mbi 140 të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë pranuar për mjekim gjatë ditës së djeshme, 90 ndodhen në spitalet në vend, ndërsa 44 janë pranuar në spitale jashtë vendit. Edhe tetë të lënduar duhet të dërgohen në Kroaci dhe në Rumani, informoi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Mbi 140 të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë pranuar për mjekim gjatë ditës së djeshme, 90 ndodhen në spitalet në vend, ndërsa 44 janë pranuar në spitale jashtë vendit. Edhe tetë të lënduar duhet të dërgohen në Kroaci dhe në Rumani, informoi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.
Klekovski dje informoi se në Qendrën klinike janë hospitalizuar 20 të lënduar, në SPQ 8 shtatori - 20, në "Shën Naumi i Ohrit" - 21, në Spitalin Klinik Ship - 20, Spitalin e përgjithshëm në Koçan dhe në Toksikologji - dy. Ka pacientë edhe në spitalet private Axhibadem sistina dhe Zhan Mitrev.
Jashtë vendit janë pranuar 44 të lënduar edhe atë në Serbi - 17, Bullgari - 14, Turqi - nëntë dhe Greqi - katër. Numrat ndryshojnë për shkak të transferimit të të lënduarve në spitale të tjera", theksoi Klekovski.
Ai theksoi se ata që kanë mbërritur jashtë vendit janë në gjendje stabile.
Klekovski paralajmëroi se mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes do të dërgohen edhe tetë persona të lënduar jashtë vendit, nga katër në Kroaci dhe në Rumani. Pati mundësi për transferimin e të lënduarve edhe në Slloveni dhe Hungari - nga katër persona, dhe në Austri - gjashtë persona.
Ai kujtoi se në Qendrën klinike funksionon Shtabi i krizës së Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim të shkëlqyer me MPB-në dhe MPJ-në.
“Gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet dhe procedurat e mëtutjeshme po vendosen në konsultim”, shtoi Klekovski.
Një ekip nga Akademia Mjekësore Ushtarake e Beogradit ka mbërritur mbrëmë. Ekipet mjekësore priten edhe nga Republika Çeke, Izraeli dhe Belgjika.
Mbrëmë ka mbërritur një ekip nga BMA Beograd. Priten ekipe mjekësore edhe nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika.
"Për të gjithë të lënduarit jemi duke u kujdesur sa më mirë që mundemi, theksoi drejtori i FSSH-së, Klekovski. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s