Klekovski: Deri të premten do të shpallet prokurimi vjetor i barnave nga terapia biologjike, do të ketë prokurim stabil këtë vit dhe në fillim të vitit të ardhshëm
- U.d. drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, sot lidhur me mungesën e terapisë biologjike në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, informoi se vetëm një ilaç është në defekturë të shpërndarjes dhe pret që deri të premten të shpallet prokurimi vjetor i barnave. Ai është i mendimit se gjatë gjithë vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm do të sigurohet një furnizim stabil i pacientëve me barnat e nevojshme.
- Post By Sara Ademi
- 14:37, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - U.d. drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, sot lidhur me mungesën e terapisë biologjike në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, informoi se vetëm një ilaç është në defekturë të shpërndarjes dhe pret që deri të premten të shpallet prokurimi vjetor i barnave. Ai është i mendimit se gjatë gjithë vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm do të sigurohet një furnizim stabil i pacientëve me barnat e nevojshme.
"Për sa i përket situatës së përgjithshme të Onkologjisë, më duket se vetëm një medikament është në defekturë të shpërndarjes dhe po punohet me distributorin, pra pritet të zgjidhet me prodhuesin. Pres që deri të premten të shpallet prokurimi vjetor i barnave dhe do të kem mundësi ta promovoj së bashku me drejtorin Igor Stojkovski. Kjo do të jetë shumë më domethënëse se prokurimet e mëparshme dhe do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm", tha Klekovski sot para fillimit të ligjëratës "Kanceri i gjirit" që po mbahet në Shkup, në organizim të HEMA-ONKO.
I pyetur për buxhetin e planifikuar për rikonstruksionin parësor dhe dytësor të gjirit për pacientët me kancer të gjirit, Klekovski tha se është planifikuar buxhet i përbashkët për Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Klinikën për Kirurgji Plastike dhe synimi do të jetë 120 deri në 150 operacione në vit.
"Këtë vit kemi paraparë një buxhet të përbashkët për të dyja klinikat – Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike, për rikonstruksionin parësor dhe dytësor të gjirit. Synimi është 120 deri në 150 operacione në vit dhe ne do të jemi fleksibël në financa në varësi të numrit të pacientëve", tha Klekovski.
Siç nënvizoi ai, nevoja për ta vënë këtë në një buxhet të kushtëzuar është të mos hidhet faji në përgjegjësinë e të cilit do të jetë kjo punë, por të mundësohet pagesë direkte ndaj nevojave të pacientëve.
"Nevoja për ta vënë këtë në një buxhet të kushtëzuar është që të mos hedhim fajin në përgjegjësinë e kujt është kjo procedurë dhe të mundësohet pagesa drejtpërsëdrejti ndaj nevojave të pacientëve. Kjo është pjesë e asaj që diskutoj në planin hema-onko, sepse ky shërbim nuk është shërbim estetik, por është pjesë e trajtimit të përgjithshëm të pacientëve me kancer të gjirit", tha Klekovski. sa/
foto: MIA