• e hënë, 23 dhjetor 2024

Klaus: UNRVA nuk ka 'plan B' nëse ndërpritet financimi i saj në mars

Klaus: UNRVA nuk ka 'plan B' nëse  ndërpritet financimi i saj  në mars

Bejrut, 22 shkurt 2024 (MIA) - Agjencia e KB-së për Refugjatët Palestinezë UNRVA (UNRWA) nuk ka "plan B" nëse vendet donatore që pezulluan fondet pas akuzave të Izraelit vazhdojnë pezullimin në mars, deklaroi sot drejtoresha e zyrës së UNRVA-s në Liban, Doroti Klaus. 

Izraeli akuzon 12 nga 13.000 të punësuar në UNRVA në Rripin e Gazës për pjesëmarrje në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit vitin e kaluar, njoftuan mediat britanike. 

Gjashtëmbëdhjetë vende kanë pezulluar fondet për UNRVA-sl në pritje të një hetimi nga trupi mbikëqyrësi  KB-së, e cila Klaus tha se do të jetë gati brenda disa javësh.

"Shpresojmë që sa më shumë donatorë të informojnë agjencinë se do të rishqyrtojnë ngrirjen e financimit dhe se fondet do t'i kthehen agjencisë, shpresojmë që të mos kemi problem me qarkullimin e parave dhe që shërbimet do të vazhdoi pa ndërprerje", tha ajo, dhe vuri në dukje se UNRVA nuk kishte "plan B".

Në Liban, UNRVA menaxhon operacionet e 12 kampeve të refugjatëve, duke siguruar  shërbime që filojnë nga kujdesi shëndetësor dhe arsimimi deri te mbledhja e mbeturinave. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR