Kirbi: SHBA-ja mbështet armëpushimin humanitar
- Shtetet e Bashkuara Të Amerikës mbështesin një pauzë të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për të lejuar dërgimin e ndihmave për Gazën, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë, në një moment kur ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza me paralajmërime për një operacion të madh tokësor.

Uashington, 27 tetor 2023 (MIA) – Shtetet e Bashkuara Të Amerikës mbështesin një pauzë të armiqësive ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për të lejuar dërgimin e ndihmave për Gazën, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë, në një moment kur ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza me paralajmërime për një operacion të madh tokësor.
"Ne do të mbështesim pauzat humanitare për hyrjen, si dhe për daljen e njerëzve, si dhe furnizimin me karburant dhe rivendosjen e energjisë elektrike," theksoi zëdhënësi i Këshillit amerikan për siguri kombëtare, Xhon Kirbi. ls/
Foto: EPA