• e enjte, 09 janar 2025

Kinezët e krijuan orën ndoshta më të saktë bërthamore

Kinezët e krijuan orën ndoshta më të saktë bërthamore

Pekin, 31 janar 2024 (MIA) - Shkencëtarë nga Kina pohojnë se kanë krijuar orë optike me stabilitet dhe gabim më të vogël se një ndaj pesë kuintilionëve. Kjo do të thotë, ora mund të zhvendoset për vetëm një sekondë (përpara ose prapa) në shtatë miliardë vitet në vijim.

Orët optike të përpunuara nga Universiteti kinez për shkencë dhe teknologji në Pekin luajnë rol kyç në të ardhmen e cila po formësohet sot, thonë shkencëtarët. Edhe ekipe hulumtuese nga Japonia, SHBA-ja dhe Gjermania po punojnë në zhvillimin e orëve bërthamore. Ora më e saktë deri më tani ndodhet në Universitetin amerikan të Kolorados. Kina tani është vendi i dytë në botë e cila demonstron matjen më të saktë të kohës, por ora e re mund të jetë edhe më se saktë se ajo amerikane.

Shkencëtarët janë të bindur se në këtë mënyrë mund të zhvillohen sisteme më të sakta për pozicionim global (GPS), mes tjerash.

Në krye me Pan Xhianvej, ekipi hulumtues kinez ka përdorur atome të stronciumit për ta bërë orën e vet optike. Hulumtuesit "i kanë ftohur" atomet e stronciumit në temperaturë prej disa mikrokelvinëve, dhe më pas i kanë robëruar në një kafaz njëdimensional të krijuar me ndihmën e rrezeve të kryqëzuara laserike. Më pas është përdorur laseri ultrastabil për t'i vendosur atomet në lëvizje dhe për të krijuar lëvizje stabile dhe të saktë të orës. Hulumtuesit planifikojnë të përdorin edhe elemente të tjera natyrore kimike, si iterbiumin.

Njohësit thonë se nevojiten së paku tre laboratore për t'u arritur stabilitet nën një ndaj pesë kuintolionëve  dhe gabim më të vogël prej një ndaj dy kuintilionëve në mënyrë që të përmbushet kushti për orë të saktë optike digjitale.

Krahasimet me orë të tjera konfirmuan se ora e re është stabile, ndërsa "mundësia e saj për gabim" është një ndaj 4,4 kuintilionëve. Hulumtuesit thonë se kjo do të thotë se ora e tyre do të humbë apo do të fitojë një sekondë për 7,2 miliardë vite.

Kjo i përmbushë edhe kriteret minimale të nevojshme për të ardhmen ku do të përdoren orët optike për matje të saktë të kohës. Puna e hulumtuesve kinezë hapë mënyra të reja për testim të teorive themelore të fizikës, si dhe për studim të valëve të gravitetit dhe materies së errët. ab/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR