Kina vendosi tarifa prej 84 për qind për mallrat nga SHBA-ja
- Kina paralajmëroi se prej nesër do të vendosë tarifa shtesë për mallrat nga SHBA-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 14:28, 9 prill, 2025

Pekin, 9 prill 2025 (MIA) - Kina paralajmëroi se prej nesër do të vendosë tarifa shtesë për mallrat nga SHBA-ja.
Pekini tani do të tarifojë importet amerikane me një normë prej 84 për qind, që është rritje për 50 për qind në krahasim me tarifat e mëparshme kineze.
Vendimi vjen pasi Amerika më herët këtë javë vendosi tarifë shtesë prej 50 për qind për mallrat kineze. Kjo vjen pas dy masave të mëparshme, prej 34 për qind dhe 20 për qind, kështu që tarifa totale amerikane për eksportet kineze që nga mëngjesi i sotëm është 104 për qind.
Kina paraprakisht informoi Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) se vendimi i SHBA-së kërcënon të destabilizojë në mënyrë shtesë tregtinë globale.
"Situata rrezikshëm po përshkallëzohet. Si një nga vendet e prekura anëtare, Kina shpreh shqetësim të thellë dhe kundërshtim të vendosur ndaj kësaj lëvizjeje të papërgjegjshme", thksohet në kumtesën e autoriteteve kineze. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s