Kina do të bisedojë me Rusinë dhe Iranin për programin bërthamor të Teheranit
- Kina të premten në Pekin do të bisedojë me Rusinë dhe Iranin për "çështjen bërthamore iraniane", njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:17, 12 mars, 2025

Pekin, 12 mars 2025 (MIA) - Kina të premten në Pekin do të bisedojë me Rusinë dhe Iranin për "çështjen bërthamore iraniane", njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
Zëvendësministri kinez i Punëve të Jashteme Ma Zhaosu do të kryesojë takimin, shtoi ministria.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme premtoi edhe se Pekini do t'i marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij pasi Presidenti i SHBA Donald Tramp i rriti tarifat për importin e çelikut dhe aluminit.
"Veprimet e SHBA-së shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, tha zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Mao Nin.
Foto: Arkivi i MIA-s