• e hënë, 01 korrik 2024

Kin: Kundërshtarët e Mançester Junajted më nuk druajnë, me kënaqësi luajnë në "Old Traford"

Kin: Kundërshtarët e Mançester Junajted më nuk druajnë, me kënaqësi luajnë në

Londër, 18 janar 2024 (MIA) - Roj Kin e ka kritikuar Mançester Junajtedin se nuk po luan me guxim të mjaftueshëm.

"Ata nuk luajnë si ekip dhe nuk di nëse i pranojnë idetë e trajnerit. Çdo javë themi se nuk dini se çka të pritni nga Mançester Junajted. I pash kundër Viganit në Kupën FA kur pritej të dominojnë, të shënojnë katër, pesë gola, por mezi kaluan përmes penaltive. Tani ekipet më nuk druajnë të luajnë me Mançester Junajted. mendoj se rivalët me kënaqësi shkojnë në Old Traford", deklaroi ish kapiteni i Mançester Junajted në potkastin "Stick To Football".

Ndeshja e ardhshme e Mançester Junajted në Premier Ligë do të jetë më 1 shkurt si mysafir kundër Vulverhemptonit.

Ekipi i udhehequr nga trajneri Erik Ten Hag pas 21 ndeshjeve gjendet në vendin e 7-të në Premier Ligë me 32 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR