Kim në letrën drejtuar Putinit premtoi përforcime shtesë të lidhjeve me Rusinë
- Në letrën drejtuar presidentit rus, Vlladimir Putin, të dërguar dje, lideri verikorean, Kim Xhong-un premtoi se do ta përforcojë partneritetin gjithpërfshirës strategjik me Rusinë, lajmëroi agjencia verikoreane KCNA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:11, 31 dhjetor, 2024
Phenian, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Në letrën drejtuar presidentit rus, Vlladimir Putin, të dërguar dje, lideri verikorean, Kim Xhong-un premtoi se do ta përforcojë partneritetin gjithpërfshirës strategjik me Rusinë, lajmëroi agjencia verikoreane KCNA.
Në letër, Kim Xhong-un ia uroi Vitin e Ri Vlladimir Putinit dhe të gjithë rusëve, përfshirë edhe ushtarëve të tyre dhe e shprehi gatishmërinë e vet për përforcim shtesë të lidhjeve bilaterale, të cilat, siç tha, dy liderët e vendosën në nivel më të lartë këtë vit me projekte të reja, transmetoi KCNA.
Kim dëshiroi që viti i ri 2025 të shkruhet si viti i parë i fitores në shekullin 21 kur armata dhe populli rus do ta mposhtin neonazizmi dhe do të arrijnë fitore të madhe, shton agjencia.
Në samitin në qershor, Kim dhe Putin nënshkruan marrëveshje për mbrojtje të ndërsjelltë, sipas së cilës secila palë është e obliguar ta ndihmojë tjetrën në rast të një sulmi të armatosur.
Prej atëherë Koreja e Veriut dërgoi dhjetëra mijë ushtarë në Rusi për ta ndihmuar atë në luftën kundër Ukrainësm ndërsa Seuli dhe Uashongtoni kumtuan se mbi një mijë janë të vrarë apo plagosur. ab/
foto: МIА arkivi