• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kim Jo-Xhong iu kërcënua Koresë së Jugut

Kim Jo-Xhong iu kërcënua Koresë së Jugut

Phenian, 9 korrik 2024 (MIA) - Motra e liderit koreanoverior Kim Jo - Xhong iu kërcënua Koresë së Jugut nëse vazhdon me provokimet e mëtutjeshme. Kërcënimi i saj erdhi pas stërvitjeve ushtarake të fundit koreanojugore.

Koreja e Jugut kreu stërvitje ushtarake në afërsi të kufijve të saj tokësorë dhe detarë me Korenë e Veriut. Ato ishin stërvitjet e para të këtij lloji pasi Seuli në qershor e suspendoi marrëveshjen me Phenianin nga viti 2018, qëllimi i të cilit është që të qetësohen tensionet. 

"Çështja është pse armiku filloi stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit. Një histeri e tillë vetëvrasëse, për shkak të të cilës do të duhet të pësojnë katastrofë të tmerrshme", deklaroi Kim Jo-Xhong.

Ajo e akuzoi Qeverinë konservatore të Koresë së Jugut se qëllimisht i përshkallëzon tensionet si mënyrë që të shmangë krizën e brendshme politike. 

Sipas saj rreziku i stërvitjeve koreanojugore është i qartë për të gjithë, veçanërisht që vijuan pasi SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia para pak kohësh mbajtën stërvitje ushtarake tripalëshe, të cilën Koreja e Veriut e vlerësoi si kërcënim për sigurinë. 

"Në rast se ato vlerësohen, sipas kritereve tona, se e kanë rrezikuar sovranitetin dhe kanë kryer akt që nënkupton shpallje të luftës, forcat tona të sigurisë menjëherë do ta kryejnë misionin dhe detyrën e tyre sipas Kushtetutës", deklaroi Kim Jo-Xhong, pa publikuar hollësi. 

Zëdhënësi i Ministrisë koreanojugore për bashkim, Ku Bjongsman, deklaratat e motrës së liderit koreanojugor i përshkroi si përpjekje që të shkaktojë ndarje në Korenë e Jugut. Ai tha se Pheniani duhet së pari t'i shohë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe izolimin ndërkombëtar të shkaktuar nga programi bërthamor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR