Kieza nuk ishte mjaftueshëm i mirë për Bajern Mynihun
- Bajern Mynih e ka përjashtuar mundësinë ta angazhojë përforcimin e t ri të Liverpulit, Federiko Kiesa, raporton Bild. Reprezentuesi italian doli të ishte i panevojshëm në Juventus, ndërsa agjenti i tij ia ofroi fillimisht bavarezëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:54, 6 shtator, 2024

Mynih, 6 shtator 2024 (MIA) - Bajern Mynih e ka përjashtuar mundësinë ta angazhojë përforcimin e t ri të Liverpulit, Federiko Kiesa, raporton Bild. Reprezentuesi italian doli të ishte i panevojshëm në Juventus, ndërsa agjenti i tij ia ofroi fillimisht bavarezëve.
Në "Alianc Arena" konsideron se anësori nuk kishte cilësitë e nevojshme për të ngritur nivelin e fuqisë sulmuese të ekipit.
Bajern këtë verë e angazhoi Majkëll Olise nga Kristal Palas atë verë. Drejtuesit e gjigantit gjerman ka punuar edhe për nënshkrimin e Dezire Due dhe Çavi Simons, por dështuan në përpjekjet për t'i sjellë në Mynih.
Foto: Arkivi