• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kievi u bëri thirrje refugjatëve ta kalojnë dimrin jashtë vendit për shkak të dëmtimeve të sistemeve energjetike në vend

Kievi u bëri thirrje refugjatëve ta kalojnë dimrin jashtë vendit për shkak të dëmtimeve  të sistemeve energjetike në vend
Kiev, 25 tetor 2022 (MIA) – Autoritetet ukrainase sot u bërë thirrje refugjatëve të cilët për shkak të luftës janë larguar nga vendi të mos kthehen në shtëpi këtë dimër për shkak të dëmtimeve të sistemeve për furnizim me energji elektrike dhe instalimeve për ngrohje.

“Nëse keni mundësi, qëndroni dhe kaloni dimrin jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministrja Irina Vereshçuk në televizionin kombëtar.

Ajo theksoi se për shkak të sulmeve ruse, sistemet energjetike të vendit nuk janë të paqëndrueshme.

"Gjatë verës mezi pres që shumë prej jush të ktheheni për të rindërtuar atë që u shkatërrua dhe për t'i dërguar fëmijët në shkollat ​​ukrainase," shtoi ajo.

Nga 10 tetori, armata ruse filloi të përdorë raketa dhe dronë për të sulmuar objektet e infrastrukturës, si instalimet e energjisë elektrike dhe ngrohtoret.

Sipas Agjencisë për refugjatë të KB-së, nga fillimi i pushtimit rus në vendet evropiane janë regjistruar 7.7 milionë refugjatë nga Ukraina. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR