• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev: Rusia e sulmoi Ukrainën me 24 dronë, 17 prej të cilëve u rrëzuan

Kiev: Rusia e sulmoi Ukrainën me 24 dronë, 17 prej të cilëve u rrëzuan

Kiev, 8 prill 202 (MIA) - Rusa gjatë natës e ka sulmuar Ukrainën me 24 drone, kryesisht duke pretenduar vendndodhjet kritike të infrastrukturës në jug dhe lindje të vendit, njoftuan Forcat ajrore të Ukrainës.

Forcat ajrore të Ukrainës shkatërruan madje 17 dronë iranian Shahed të cilat Rusia i ka përdorur në sulmin mbi rajonet Odesa, Nikolaev, Kirovograd, Hmelnicki dhe Zhitomir, njoftoi armata ukrainase në Telegram. 

Mbi rajonin Dnjepropetrovsk është shkatërruar raketa ruse e drejtuar nga ajër-tokë Kh-59.

Katër drone u shkatërruan mbi rajonin e Odesës, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Kiper.

“Është dëmtuar një objekt logjistik dhe transportues... Një pikë karburanti gjithashtu është dëmtuar edhe nga mbeturinat e një droni të rrëzuar Shahed”, informoi Kiper.

"Në sulm nuk ka viktima", shtoi ai.

Raportet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR