• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev: Gjatë granatimit rus në Harkov, jetën e kanë humbur shtatë persona

Kiev: Gjatë granatimit rus në Harkov, jetën e kanë humbur shtatë persona

Kiev, 23 maj 2024 (MIA) - Forcat ruse e kanë granatuar infrastrukturën civile ruse të Harkovit dhe rajonit të Harkovit, me ç'rast është goditur edhe një shtypshkronjë, njoftojnë mediume ukrainase.

Në sulmin jetën e kanë humbur shtatë persona, ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 20, publikoi në Fejsbuk, Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës.

Oleg Sinjegubov, shef i Drejtorisë ushtarake të rajonit Harkov, deklaroi se rusët, përveç se kanë goditur objekte infrastrukturore civile në Harkov, kanë sulmuar edhe qytetin Zolloçov. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR