• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kevin Kostner e dëboi gruan e tij nga shtëpia e tyre

Kevin Kostner e dëboi gruan e tij nga shtëpia e tyre

Los Anxhelos, 6 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet gjyqësore në SHBA kanë urdhëruar gruan e Kevin Kostner nga e cila është divurcuar, Kristin Baumgartner, të shpërngulet nga shtëpia e tyre familjare. Ajo duhet të shpërngulet nga shtëpia luksoze në Santa Barbara, Kaliforni, deri më 31 korrik, ndërsa Gykata e mori vendimin bazuar në marrëveshjen e tyre paramartesore të nënshkruar më parë.

Pasi Baumgartner muajin e kaluar bëri kërkesë për divorc, Kostner ngriti kërkesë që Kristin të shpërngulet nga shtëpia e tij. Ai iu referuar marrëveshjes paramartesore, sipas së cilës ajo duhet të shpërngulet 30 ditë pas fillimit të procedurës së divorcit.

Avokatët e saj thonë se Baumgartner  nuk ka mjaft kohë, as para për të gjetur vendbanim të ri deri në fund të muajit. Kërkuan që afati të zhvendoset  për më 15 gusht, por Gjykata e refuzoi këtë ankesë.

Ish bashkëshortja e akuzoi Kostnerin se u përpoq ta dëbonte atë dhe fëmijët nga shtëpia para se ti jepet alimentimi. Më parë, ajo kërkoi që aktori t'i paguante asaj 248,000 dollarë në muaj si mbështetje. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR