• e hënë, 23 dhjetor 2024

KES: Paga minimale për vitin 2024 është 22.567 denarë

KES:  Paga minimale për vitin 2024 është 22.567 denarë

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Paga minimale për vitin 2024 do të jetë 22.567 denarë në shumën neto dhe shënon rritje prej 3.613 denarë në bruto vlerë, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerën neto në raport me pagën minimale për vitin 2023, u konstatua në seancën e dytë të sotme të Këshillit Ekonomik Social (KES).

Në seancën e KES, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), janë shqyrtuar disa pika, duke përfshirë përcaktimin e masës së pagës minimale, zbatimin e planit të punës për rishikimin e profesioneve për periudhën e vitit 2023, raport për punën e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023 dhe Informacion për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor të vitit 2024.

"Sa i përket pagës minimale, sipas nenit 4 të ligjit për pagën minimale, vlera e pagës minimale në vlerën bruto për muajin mars të çdo viti harmonizohet në: 50 për qind të rritjes së pagës mesatare neto të paguar, për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë dhe 50 për qind të rritjes së indeksit të kostos së jetesës, për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë", thonë nga MPPS.

Rritja në bazë të pagës mesatare neto të paguar, shtojnë ata, është 14.9 për qind sipas njoftimit nr.4.1.24.16 datë 22.02.2024 të Entit Shtetëror për Statistikë dhe rritja e indeksit të kostos së jetesës është 9,4 për qind sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë të publikuar me njoftimin 4.1.24.02 të datës 09.01.2024.

"Sipas nenit 4 të Ligjit për pagën minimale për vitin 2023, duhet të harmonizohet:

50 % prej 14,9% = 7,45 %

50 % prej 9,4 % = 4,70 %

7,45% + 4,70% = 12,15%, ku paga minimale për vitin 2023 në vlerë prej 29,739 denarë, e harmonizuar, gjegjësisht e rritur për 12,15%, e jep pagën minimale për vitin 2024, pra është 29,731 + 3,5% = 123 denarë në vlerë bruto dhe 22.567 denarë në shumën neto. Sa i përket pagës minimale për vitin 2023, paga minimale për vitin 2024 do të ketë rritje prej 3.613 denarë në vlerën bruto, përkatësisht 2.392 denarë në vlerën neto, të përcaktuar nga MPPS.

Raporti i punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023, siç thonë ata, përmban numrin e inspektimeve në fushën e marrëdhënieve të punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, numrin e masave të inspektimit, numrin e inspektimeve të kontrollit, numrin e kërkesave për kundërvajtje të dorëzuar për kryerësit e kundërvajtjes dhe rezultati i kërkesave për kundërvajtje që evidentohen nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

"Në lidhje me planin e punës së rishikimit të profesioneve për periudhën 2023 janë përgatitur 10 profesione sipas planit të planifikuar të punës për rishikimin e profesioneve për periudhën 2022 - 2026 dhe përgatitja e profesioneve është duke vazhduar sipas metodologjisë së paraparë", theksojnë nga MPPS. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR