• e martë, 01 tetor 2024

Ker: Golden Stejt ndodhet në kthesë historike

Ker: Golden Stejt ndodhet në kthesë historike

San Francisko, 28 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Golden Stejt uoriors, Stiv Ker, konsideron se klubi ndodhet në kalimin nga një etapë në tjetrën, në ekzistimin e vet.

Ker mori vazhdim dyvjeçar të kontratës e cila tani skadon paralelisht me kontratën e liderit të ekipit, Stef Kari.

"Ndjehem shumë rehat ta vazhdoj mandatin për dy vite. Ndodhemi në situatë unike kur një epokë në historinë e klubit përfundon, ndërsa tjetra po afrohet. Po tentojmë t'i kombinojmë dhe ta nxjerrim më të mirën nga kjo, këtë dhe sezonin tjetër... Eja të vazhdojmë të punojmë në disa vitet në vijim, e më pas sërish të vlerësojmë. Me të vërtetë më pëlqen ky sezon. Edhe krahas disa humbjeve zhgënjyese. Jam i lumtur që e trajnoj këtë ekip. "Kemi sezon emocionues dhe sfidues", deklaroi Ker.

Golden Stejt mbrëmë e mposhti ekipin Uashington uizards me 123:112.

Ekipi i kryesuar nga ker pas 57 ndeshjeve në ligln NBA ka 30 fitore dhe 27 humbje dhe ndodhet në vendin e 9 në Konferencën perëndimore. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR