Kejni dëshiron golin e 100-të në fanellën e Anglisë
- – Futbollisti i Baern Munihut dhe Anglisë, Hari Kejn, e zbuloi ambicien e tij që të shënojë 100 gola për përfaqësuesen e saj.
- Post By Fitore Curri
- 12:50, 16 tetor, 2025
Londër, 16 tetor 2025 (MIA) – Futbollisti i Baern Munihut dhe Anglisë, Hari Kejn, e zbuloi ambicien e tij që të shënojë 100 gola për përfaqësuesen e saj.
"Mendoj se tashmë është afër. Nga mënyra se si ndihem tani, nuk kam ndërmend të ngadalësoj ritmin së shpejti. Dua të qëndroj në këtë nivel për sa më gjatë të jetë e mundur. Jam në 76 gola tani, kështu që kanë mbetur edhe 24, dhe kemi edhe disa ndeshje për të luajtur para Kampionatit Botëror, ndërsa pastaj do të përpiqem të arrij në 100. Golat janë shënuar, ndërsa numrat flasin vetë. Mënyra se si ndihem në fushë, mënyra se si e shoh lojën, ndihem shumë mirë", deklaroi futbollisti 32-vjeçar për ESPN.
Kejni shënoi 76 gola dhe kishte 19 asistime në 110 paraqitje për përfaqësuesen e tij. fc/
Foto: EPA