KE-ja lanson nismën për mbështetjen e politikave lokale inovative në mbarë Evropën
- Komisioni Evropian sot lëshoi nismën "Inovacioni për transformim lokal" e cila ka për qëllim mbështetjen e politikave inovative transformuese në rreth 200 zona në mbarë Evropën, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:01, 29 prill, 2025

Bruksel, 29 prill 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot lëshoi nismën "Inovacioni për transformim lokal" e cila ka për qëllim mbështetjen e politikave inovative transformuese në rreth 200 zona në mbarë Evropën, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
"Kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë konkurrueshmërinë e tyre dhe t'i përgatisë ata për sfidat e ardhshme. Ajo mbulon disa qeveri nga vendet anëtare të BE-së, si dhe rajone, qytete dhe shtete të treta të lidhura me programin "Horizont Evropa", si Ukraina, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Norvegjia", njofton KE-ja.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nisma do të fokusohet në forcimin e kapaciteteve të këtyre zonave përmes mobilizimit të burimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve për të kaluar sfidat kryesore që lidhen me kalimin drejtë një ekonomie rrethore, përmirësimin e sistemit shëndetësor, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe avancimin e transformimit digjital.
Sipas nënkryetares ekzekutive të Komisionit Evropian për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues Teresa Ribera, bëhet fjalë për qasje inovative që i pranon dhe mbështet diversitetin.
"Të gjithë mund të kontribuojmë në prosperitetin tonë të përbashkët, të stimulojmë burimet e kreativitetit dhe të ndërtojmë një Evropë më elastike dhe të qëndrueshme", shtoi Ribera.
Nënkryetari ekzekutiv për kohezion dhe reforma Rafael Fito, përsëri, theksoi se kjo iniciativë e BE-së ka për qëllim t'i transformojë zonat evropiane në nxitës të inovacionit dhe transformimit.
"Me mbështetjen e zgjidhjes lokale, mundemi të ndihmojmë në forcimin e rajonit, qyteteve dhe bashkësive ta përmirësojmë konkurrencën e tyre, ta stimulojnë rritjen dhe të përgatiten për sfidat e Evropës sot dhe nesër", shtoi Fito. qa/
Foto: arkivi i MIA-s