• e premte, 05 dhjetor 2025

KE propozon ulje të kufirit të epërm të çmimit të naftës ruse në 45 dollarë për barel

KE propozon ulje të kufirit të epërm të çmimit të naftës ruse në 45 dollarë për barel

Bruksel, 10 qershor 2025 (MIA) - Komisioni evropian propozon që kufiri i epërm i çmimeve të naftës ruse të ulet nga 60 në 45 dollarë për barel, kumtoi kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen. Ajo theksoi se qëllimi është të rritet presioni ndaj Rusisë për shkak të mungesës së shenjave për gatishmëri për paqe në Ukrainë.

Sipas Fon der Lajen, një e treta e buxhetit rus ende përbëhet nga të ardhura nga shitja e derivateve. Ajo sot propozoi BE-ja të vendosë ndalesë për import të produkteve nga përpunimi i naftës së papërpunuar ruse, si dhe ndalesë për transaksione me banka ruse që ndodhen në listat evropiane sanksionuese, me ç'rast plotësisht 22 banka ruse do të shtohen në këto lista, ndërsa masat do të zbatohen edhe për vende jashtë BE-së.

Komisioni, gjithashtu, propozon ndalesë për të gjitha transaksionet lidhur me gazpërpuesin "Rrjedha veriore". "Nuk ka kthim prapa", paralajmëroi Fon der Lajen. Ajo shtoi se Fondi rus për investime të drejtpërdrejta, filialet e saja dhe projektet në zhvillim duhet të prëfshihen me kufizimet evropiane.

Fon der Lajen sqaroi se para luftës në Ukrainë, BE-ja brenda muajit blen derivate nga Rusia për 12 miliardë euro, ndërsa sot ajo shumë paraqet rreth një miliardë euro. Tavani i çmimeve të naftës, që është nën çmimet e tregut, do të diskutohet në samitin e G7-shit në Kanada në ditët në vijim.

BE-ja ngriu 210 miliardë euro nga prona e Bankës qendrore ruse, ndërsa sanksionet evropiane e godasin ekonominë ruse, duke shkaktuar rënie prej pothiajse 80 për qind të të ardhurave nga shitja e derivateve dhe inflacionit mbi 10 për qind.  "E rritëm presionin, sepse Rusia kupton vetëm forcën", konkludoi Fon der Lajen. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR