• e premte, 05 dhjetor 2025

KE dhe disa nga vendet e BE-së me qëndrime të ndryshme për zhvendosjen e punëtorëve të huaj nga njëra anëtare tek tjetra

KE dhe disa nga vendet e BE-së me qëndrime të ndryshme për zhvendosjen e punëtorëve të huaj nga njëra anëtare tek tjetra

Bruksel, 3 tetor 2025 (MIA) - Në BE ekstizon një Direktivë për dërgim të punëtirëve, e cila në thel i konstaton kushtet për punësim dhe obligimet bazike të punëdhënësit kur bëhet fjalë për punësim të të huajve, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për të drejta dhe shkathtësi sociale, Eva Hrnçirova.

Deklarata e Hrnçirovës paraqiste përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me letrën dërguar Komisionit evropian nga ana e disa vendeve anëtare, me të cilën propozohet "mbyllje e vrimës" në legjislaturën e Unionit e cila mundëson zhvendosje të punëtorëve me prejardhje nga vende të treta që nuk janë anëtare të BE-së, për të punuar nga një shtet në tjetrin nga blloku.

Në letrën e vendeve anëtare ceket se mundësia për zhvendosje të punëtorëve shumë shpesh keqpërdoret dhe zbatohet gjithnjë e më shumë, që ndikon në vlerën e pagave dhe mund të çojë drejt eksploatimit dhe keqpërdorimit të këtyre punëtorëve, të cilëve shpesh u mohohet mbrojtja sociale.

Deklarata e këtillë e hrnçirovës është në kudnërshtim me thëniet në letrën e nënshkruar nga disa vende anëtare, mes të cilave edhe belgjika, Gjerm,ania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda, në të cilën pohohet se për momentin në BE nuk ekziston një legjislaturë konkrete për dërgim të punëtorëve-shtetas të vendeve tët reta për punë nga njëri vend anëtar tek tjetri.

Në letër, gjithashtu, ceket edhe se ka aktvendime të Gjykatës evropiane të drejtësisë në të cilat ceket se zhvendosja e punëtorëve të huaj nga njëri vend anëtar në tjetrin nuk është harmonizuar në nivel të BE-së dhe se kjo paraqet problem në rritje.

Nyë pyetjen tjetër për të komentuar vlerësimet  e këtilla, zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo shkurtimisht deklaroi se duhet ta shqyrtojnë hollësisht letrën në mënyrë që të mund të japin përgjigje konkrete dhe të plota. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR