KB-ja ndan njëqind milionë dollarë për mbështetje të krizës humanitare në shtatë vende
- Kombet e Bashkuara sot kumtuan se kanë dhuruar 100 milionë dollarë për mbështetje për financimin e pamjaftueshëm të krizës humanitare në shtatë vende, duke përfshirë dhe Republikën Demokratike në Kongos, Sudanin dhe Sirinë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 20 shkurt, 2024
Nju Jork, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se kanë dhuruar 100 milionë dollarë për mbështetje për financimin e pamjaftueshëm të krizës humanitare në shtatë vende, duke përfshirë dhe Republikën Demokratike në Kongos, Sudanin dhe Sirinë.
Kjo shifër e mjeteve për krizën humanitare në shtatë vende nga Fondi qendror i emergjencave (CERF) është ndarë mes mjeteve më të vogla të alokuara në vitet e fundit pasi organizatat humanitare duke u përballur me një sërë krizash humanitare, luftojnë për të tërhequr donatorë.
"Kjo pasqyron uljen e financimit që CERF-ja ka fituar në vitin 2023, të paktën deri në vitin 2018, dhe paraqet realitetin e zymtë se ne nuk po arrijmë të mbajmë hapin me nevojat në rritje humanitare", kumtuan nga zyra e KB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) e cila menaxhon me fondin e emergjencës.
Nevoja globale për ndihmë ka arritur maksimumin gjithsej afër 57 miliardë dollarë në vitin 2023 për shkak konflikteve të shumta të armatosura në gjithë botën, duke përfshirë luftën midis Izraelit dhe Hamasit, thuhet në kumtesën e OCHA.
Muajin e kaluar janë raportuar se hendeku midis nevojave financiare dhe burimeve të disponueshme ka arritur në një shumë të paprecedentë prej 35 miliardë dollarësh. Përveç Kongos, Sudanit dhe Sirisë, CERF-ja do të financojë gjithashtu ndihmën në zonat e krizës në Çad, Nigeri, Liban dhe Honduras. rq/
Foto: arkivi i MIA-s