• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB2022: Spanja lehtë kundër Kosta Rikës

KB2022: Spanja lehtë kundër Kosta Rikës

Doha, 23 nëntor 2022 (MIA) - Spanja e ka shënuar fitoren më bindëse deri tani në Botërorin në Katar, duke mposhtur sonte Kosta Rikën me rezultatin 7-0 (3-0) në kuadër të ndeshjes së parë në grupin E.

Serinë e golave ​​e hapi Dani Olmo në minutën e 11-të, pas çka Spanja në pjesën e parë i zgjodhi të gjitha dilemat për fituesin me golat e Marko Asensios (21) dhe Feran Toresit (31) nga penaltia.

Tores me golin e tij të dytë në ndeshje, e rriti epërsinë në minutën e 54-të, ndërsa 20 minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Gavi.

Spanja vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe në minutat e fundit dhe edhe dy herë e vendosi topin në rrjetin e Kosta Rikës me Karlos Soler (90) dhe Alvaro Morata (90+2).

Paraprakisht, në kuadër të grupit të njejtë, Japonia regjistroi fitore senzacionale ndaj Gjermanisë me 2:1, pasi pjesa parë u takoi gjermanëve.

Në ndeshjen e dytë, që është caktuar për të dielën, Spanja do të luajë kundër Gjermanisë, ndërsa Kosta Rika do të luajë kundër Japonisë. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR