• e enjte, 27 qershor 2024

KB: Sulmi izraelit ndaj Rafas do t'i rrezikojë jetët e qindra mijë palestinezëve

KB: Sulmi izraelit ndaj Rafas do t'i rrezikojë jetët e qindra mijë palestinezëve

Gjenevë, 3 maj 2024 (MIA) - Bastisja izraelite në qytetin Rafah i ka rrezikuar jetët e qindra mijë banorëve në Gazë dhe operacionet humanitare në enklavën palestineze, paralajmëroi sot Jens Lerke, zëdhënës i Zyres së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare.

"Mund të ndodh masakra e civilëve dhe kjo do të ishte goditje e pabesueshme për operacionet humanitare në tërë Rripin e Gazës, pasi ato kryesisht fillojnë nga Rafah", tha Lerke në konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ai theksoi se ndihma që vjen nga Rafah përfshin klinika dhe qendra mjekësore për fëmijë të paushqyer dhe theksoi se ky qytet është selia e distribuimit të ushqimit për tërë rajonin e enklavës.

Agjencitë botërore njoftojnë se Izraeli paraprakisht ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë ofensivë tokësore në Rafah, ku më shumë se një milion njerëz ballafaqohen me uri, sëmundje infektive dhe sulme të përditshme ajrore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR