• e enjte, 26 dhjetor 2024

KB: Në luftimet në Siri që nga 27 nëntori janë zhvendosur 280.000 persona

KB:  Në luftimet në Siri që nga 27 nëntori janë zhvendosur 280.000 persona

 Gjenevë, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Në luftimet ndërmjet rebelëve dhe forcave siriane janë zhvendosur 280.000 persona që nga 27 nëntori dhe avancimi i shpejtë i grupeve islamike në Siri, njoftuan sot Kombet e Bashkuara, duke shprehur druajtje se numri mund të rritet në 1.5 milionë.

"Numri që kemi është 280.000 persona me 27 nëntorin. Kjo është një numër i përditësuar nga mbrëmë. Nuk përfshin numrin e njerëzve që u larguan nga Libani gjatë përshkallëzimit të fundit të luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit", tha sot drejtori i Koordinimit Emergjent të Programit Botëror të Refugjatëve, Samer Abdel Xhaber, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, 

 Zhvendosja masive e popullsisë vjen pasi rebelët e udhëhequr nga grupi islamik Hajat Tahrir al-Sham (HTS) nisën një ofensivë të shpejtë pak më shumë se një javë më parë.

Ofensiva kishte filluar kur vendos një armëpushim i brishtë në Libanin fqinj midis Izraelit dhe Hezbollahut, një lëvizje pro-iraniane e lidhur me presidentin sirian Bashar al-Asad. 

 Për shkak të luftës në Liban, qindra mijëra njerëz kanë ikur në Siri.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR