• e premte, 05 korrik 2024

Kavadari me 16,10 për qind dalje deri në orën 11

Kavadari me 16,10 për qind dalje deri në orën 11

Kavadar, Rosoman 8 maj 2024 (MIA) - Kavadari ka 16,10 për qind dalje deri në orën 11. Në Rosoman, 12,56 për qind është dalja për parlamentarët dhe 12,62 për qind për zgjedhjet presidenciale. Për këtë informuan nga KKZ-të. 

 Në Kavadar votohet në 60 vendvotime, votohet për president të shtetit dhe mandat të deputetëve, informoi kryetarja e KKZ-së, Emilia Petrovska. 

Janë regjistruar gjithsej 31.982 votues për zgjedhjet parlamentare, 31.926 për presidnecialet, me të drejtë vote në Kavadar.

Në Rosoman votohet në dhjetë vendvotime. Kryetari i KKZ-së, Zoran Kostov, njoftoi se gjithsej 3.300 votues janë evidentuar në listën e votimit në zgjedhjet e sotme në Komunën e Rosomanit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR