• e diel, 22 dhjetor 2024

Katimerini: Pas humbjes më të madhe zgjedhore, Erdogan nuk është më i pamposhtur

Katimerini: Pas humbjes më të madhe zgjedhore, Erdogan nuk është më i pamposhtur

Athinë, 1 prill 2024 (MIA) - Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pësoi humbjen më të madhe zgjedhore në zgjedhjet e djeshme lokale në Turqi dhe nuk është më i pamposhtur në arenën politike turke, thuhet në analizën e publikuar sot nga gazeta greke Katimerini.

Siç është theksuar, nuk është vetëm humbja e tre qyteteve - Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit, por edhe se për herë të parë që nga viti 1977, Partia Popullore Republikane opozitare e Mansur Javas, kryetari aktual dhe me sa duket i ardhshëm i Ankarasë, dominon në nivel kombëtar.

Në analizë shtohet se Erdogan ka paguar çmimin për gjendjen e keqe të ekonomisë, e cila është përkeqësuar në gjashtë muajt e fundit, dhe se ai duhet të shqetësohet sepse deri më tani është konsideruar si më i përshtatshmi për të menaxhuar problemet e vendit, madje edhe nëse ai i ka shkaktuar.

"Tani duket se një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve po ia kthejnë shpinën”, thekson “Katimerini” në analizën. ls/

Foto: Arkiv

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR